Historia dhe misioni ynë

Ballina
Rreth nesh

Kush jemi ne?

Institucion i përkushtuar ndaj dijes

Creative Education është një institucion arsimor privat i specializuar në edukimin e të rinjve dhe të rriturve, me fokus në gjuhët e huaja, trajnimet profesionale dhe zhvillimin e vazhdueshëm akademik dhe profesional.

Misioni ynë është të ofrojmë arsim cilësor, praktik dhe të personalizuar, duke ndihmuar çdo kursist të zhvillojë aftësi reale dhe të matshme që i shërbejnë studimeve, karrierës dhe integrimit ndërkombëtar.

Vizioni ynë është të jemi një nga institucionet lider në rajon në fushën e arsimit modern, inovativ dhe të orientuar drejt tregut të punës, duke ndërtuar ura mes edukimit dhe nevojave reale të shoqërisë.

Creative Education është e certifikuar me ISO 9001.
611915606_1443211381147951_8274268932273719742_n

Ne besojmë se arsimi cilësor sjell përfitime të qëndrueshme

Creative Education është ndërtuar mbi parimin se mësimi praktik, përkushtimi dhe cilësia krijojnë rezultate reale. Qasja jonë kombinon dije moderne, përvojë profesionale dhe mbështetje të vazhdueshme për çdo kursist.

Platformë efikase

Platformë e thjeshtë dhe e kuptueshme, e dizajnuar për të gjitha moshat dhe nivelet, duke e bërë procesin e të mësuarit të qartë dhe efikas.

Cilësi në çdo detaj

Programet tona janë të strukturuara sipas standardeve bashkëkohore, me fokus në rezultate të matshme dhe zhvillim real.

Akses në shumë platforma

Mësoni nga klasa fizike ose online, me fleksibilitet të plotë për t’iu përshtatur orarit dhe nevojave tuaja.

Ndërtojmë së bashku me ekipin më të mirë

Arritjet dhe vlerësimet që kemi marrë

Program i plotë dhe i aksesueshëm për të gjitha nivelet, i ndërtuar për të mbështetur të nxënit gradual, mendimin kritik dhe aplikimin praktik të njohurive.

Progres i nazhdueshëm i nxënësve

Programet tona mësimore kanë ndihmuar nxënësit dhe kursistët të rrisin ndjeshëm rezultatet akademike dhe aftësitë praktike, përmes metodave bashkëkohore dhe mësimdhënies së strukturuar.

Rezultate të matshme dhe të qëndrueshme

Qasja jonë praktike dhe interaktive ka krijuar ndikim real në zhvillimin intelektual dhe profesional të pjesëmarrësve, duke reflektuar progres të vazhdueshëm në mësimnxënie.

Regjistrimet kanë filluar

Creative Education ju jep ofertat më të mira. Prandaj, regjistrohu tani dhe bëhu pjesë e qendres tanë.
545700920_1337134431755647_8256664415149548986_n
556067779_1357299733072450_7116038638813604913_n
Scroll to Top